Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Muçi nuk ikën pa 20 milionë”/ Trabzonspor vendos çmimin për kartonin e lojtarit shqiptar

schedule15:32 - 27 Korrik, 2026

schedule 15:32 - 27 Korrik, 2026

E duan me patjetër në ekip, por trokitjet në derë vazhdojnë.

Ernest Muçi është me një këmbë brenda, dhe me një këmbë jashtë Trabzonsporit, dhe kjo situatë pritet të mbetet e pasigurt edhe në javët në vazhdim.

E përditshmja turke, “Taka Gazete” shkruan se dy klube, Napoli I Italisë dhe Aston Vila e Anglisë, kanë kontaktuar me klubin turk.



Gazeta I ka këto informacione nga burime të brendshme dhe njofton se turqit kanë vendosur çmimin e kartonit, 20 milionë euro.

Kjo është më shumë se dyfishi I parave që Trabzonspor shpenzoi për t’ia blerë kartonin nga Beshiktashi.

Kartoni I shqiptarit nga Tirana vlen në treg 11 milionë euro.

Trajneri I ekipit, Fatih Teke, gjithnjë sipas gazetës në fjalë, është shumë I qartë.

Ai nuk dëshiron që Muçi të largohet nga skuadra, ndërsa objektivat janë tepër ambiciozë për sezonin që do të nisë për pak javë.

Synohet kualifikimi për në Champions dhe pse jo edhe titulli.

Muçi ishte një ndër lojtarët më të mirë në 2025-2026 me 15 gola dhe 9 asistë në 41 ndeshje.

Nga këto, 11 rrjeta e 4 pasime për gol ishin vetëm në Superligën e Turqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!