Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun.
Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi kërkesën e avokatit të tij mbrojtës për të zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Agalliu u arrestua qershorin e vitit të kaluar, teksa çështja është ende në hetim nga SPAK.



