Pioli: Humbja me Atalantën, plagë që pikon akoma gjak

schedule14:57 - 5 Janar, 2020

schedule 14:57 - 5 Janar, 2020

Stafano Pioli ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Sampdoria. Trajneri i kuqezinjve ka folur për shumë tema, duke nisur me nevojën për të ndryshuar pas humbjes turpëruese me Atalantën.  “Është momenti të ndryshojmë drejtimin tonë, na duhen më shumë pikë”, tha fillimisht Pioli.

Më tej ai shtoi: “Kemi 21 ndeshje për ta ndryshuar këtë situatë. Duhet ta nisim në mënyrën më të mirë nesër. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tonë në klasifikim. Kemi edhe shumë ndeshje për të treguar se mund të bëjmë më mirë. I pari përgjegjësi këtu jam unë për lojën e keqe. Me Atalantën ekipi nuk bëri asgjë nga ajo që është në gjendje të bëjë. Ekipi e ka treguar se di të luajë ndryshe.

Ajo humbje është një plagë që vazhdon të pikojë gjak. Është një njollë që do të mbetet në sezonin tonë. Duhet të përpiqemi ta korrigjojmë, duke luajtur ndryshe në ndeshjet e mbetura. Pas humbjes me Atalantën klubi ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme”.

“Sa i takon merkatos, e kemi të qartë ku duhet të përmirësohemi. Klubi është në dispozicionin tonë për ta përmirësuar grupin e lojtarëve nëse është e mundur. Momentalisht jemi duke kërkuar për një mbrojtës”, tha Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!