TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh këtë të premte qeverinë dhe grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në “Pallatin e Brigadave”. Një ditë më parë, Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet ta mbajë sot para socialistëve.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ketë edhe një reflektim për protestuesit e vërtetë.
Ai pohoi se tashmë në bulevard nuk zhvillohet më “protesta e flamingove”, por vetëm ajo e “sorrave dhe korbave”.
““Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.
Mbledhja siç e paralajmëroi kryeministri Rama ka nisur në orën 09:30 minuta./abcnews.al



