Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Propozime për ndryshimin e Kodit Penal/ “Të dënohet moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”

schedule17:56 - 23 Korrik, 2026

schedule 17:56 - 23 Korrik, 2026

Moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të parashikohen si vepra penale.

Për këto ndryshime kushtetuese Instituti i Kosovës për Drejtësi ka nisur këtë të enjte mbledhjen e nënshkrimeve.

“Përmes kësaj nisme propozojmë dy ndryshime konkrete. Së pari, propozojmë që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të parashikohet shprehimisht si vepër penale. Së dyti, propozojmë që përdorimi i parasë publike me qëllim përfitimin elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të parashikohet si vepër penale”, tha Naim Jakaj.



Për përdorimin e parasë publike Jakaj u shpreh se qytetarët mertiojnë politika sociale dhe mbështetje nga shteti e sipas tij, këto dy propozime kanë një qëllim të përbashkët.

“Forcimin e llogaridhënies. Mbrojtjen e rendit kushtetues. Dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës. Së pari, dua të ndalem te përdorimi i parasë publike. Qytetarët e Kosovës meritojnë politika sociale. Meritojnë mbështetje nga shteti. Meritojnë shtesa fëmijët. Meritojnë pensione dinjitoze pensionistët. Meritojnë mbështetje për lehonat. Meritojnë mbështetje punëtorët. Por këto politika duhet të ndërtohen mbi ligj”, shtoi ai.

Nismëtarët e kësaj iniciative theksojnë se paraja publike është e qytetarëve dhe si rrjedhojë i’u takon atyre dhe jo interesave partiake ose elektorale.

Mbledhja e këtyre nënshkrimeve do të bëhet edhe në qytete tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!