Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në kufirin mes Fierit dhe Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

schedule17:59 - 22 Korrik, 2026

schedule 17:59 - 22 Korrik, 2026

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Selishtës, në kufirin mes Fierit dhe Mallakastrës.

Për përballimin e situatës janë angazhuar dy repartet zjarrfikëse të Fierit dhe Mallakastrës, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për shkaqet e zjarrit, sipërfaqen e përfshirë apo nëse rrezikohen banesa ose objekte të tjera. Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për ecurinë e operacionit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!