Sondazh

 

Plagosje buzë Akropolit/ Sulm me thikë, plagosen dy turistë amerikanë

schedule17:54 - 21 Korrik, 2026

schedule 17:54 - 21 Korrik, 2026

Dy persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi mëngjesin e së martës rreth orës 08.00 pranë hyrjes jugore të zonës arkeologjike të Akropolit në Athinë dhe zonës ku priten biletat.

Alarmi u dha pasi një kalimtare njoftoi policinë për një burrë që mbante një thikë dhe kërcënonte njerëzit në zonë.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët zbuluan se ai kishte sulmuar pa asnjë shkak një çift greko-amerikan.



Si pasojë e sulmit, gruaja pësoi plagë të lehta në këmbë, ndërsa burri u plagos rëndë ku me pas u transportua për në spital për ndihme mjekësore.

Mediat greke raportojnë se ata janë të dy jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve.

Autori, një 60-vjeçar që sipas autoriteteve vuan nga probleme të shëndetit mendor, u neutralizua dhe u arrestua nga policia e Athinës.

Burime policore bëjnë të ditur se i dyshuari ka precedentë penalë.

Ai ishte arrestuar edhe në qershor të këtij viti për fyerje në zonën e Kypselit, ndërsa në vitin 2019 ishte ndaluar për mbajtje të një thike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!