Prej dy javësh tregjet e Fierit janë plot me perimet e freskëta të fushës, duke shënuar nisjen e atij që quhet sezoni i bollëkut në Myzeqe dhe që zgjat deri në fund të gushtit.
Superprodhim kanë shënuar këtë verë të gjitha perimet bazë si domatet, specat, trangujt dhe patellxhanët e po ashtu edhe bostanorët.
Pervec kultivuesve të mëdhenj, tregjet po furnizohen edhe nga produktet e kopshteve të fermerëve. Këta të fundit megjithëse me çmime të ulëta, vijnë nga zona si Rroskoveci dhe Patosi për të tregtiuar perime dhe frutat e kopshteve
Në këtë periudhë, tregjet në Fier furnizohen në masë nga kultivuesit e medhenj që mbjellin sipërfaqje të konsiderueshme me perime. Prodhimi i tyre shkon per eksport në pjesën më të madhe ndërsa furnizon edhe tregjet vendase.
Ndërkohë edhe produktet e fermerëve të vegjël kanë mbushur tregjet duke diktuar ulje çmimesh pas një periudhe kur këto të fundit shënuan rritje të paprepedentë. Këtë vit në qarkun e Fierit, u mbollën 7500 ha sipërfaqje tokë me perime dhe 1200 ha sera./abcnews.al



