Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë së Krujës për plagosjen me thikë të vëllait të tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Luz të Fushë-Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet O.O. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
/Informacion
Goditi vëllain me thikë, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”./abcnews.al