Kapiteni i Luftëtarit, Donald Rapo, është larguar nga ekipi gjirokastrit. Mesfushori ka konfirmuar largimin e tij pas katër vitesh e gjysmë nga Luftëtari me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Instagram. Rapo do t’i bashkohet skuadrës së Laçit dhe do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin kurbinas. Rapo ka nisur menjëherë edhe seancat stërvitore me skuadrën kurbinase dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i tij.
Postimi i Donald Rapo:
“Mbas 4 vjet e gjysmë erdhi koha që të largohem. Nuk është e lehtë për mua që të largohem nga Luftëtari pasi këtu kam kaluar momentet më të bukura në karrierën time… arrita gjëra që më bënë të jem krenar për këtë ekip.
Janë shumë kujtime të bukura që s’do harrohen kurrë, sidomos arritja në Europë me Luftëtarin që shkruam historinë për këtë ekip.. dua të falënderoj gjithë qytetin e Gjirokastrës për çdo respekt që më kanë treguar… tifozët që besuan te ne…
Janë shumë ato gjëra që dua të them po është më mirë t’i mbaj brenda meje edhe të kujtoj vetëm gjërat e bukura që kam kaluar këto vite…mirupafshim Luftëtar….do takohemi përsëri. ”/abcnews.al