Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mos i mbani më bashkë! Ushqimet që prishen më shpejt nga sa mendoni dhe 6 sekretet e verës për një trup të hidratuar

schedule15:32 - 16 Korrik, 2026

schedule 15:32 - 16 Korrik, 2026

Shumë prej nesh i vendosin frutat dhe perimet aty ku ka më shumë vend në kuzhinë, pa e ditur se disa kombinime mund t’i bëjnë ato të prishen shumë më shpejt. Pikërisht për këtë arsye, në një lidhje direkte në ABC e Mëngjesit, biologia me master në nutricion dhe dietetikë, Shkëlqime Sula Mehmeti, do të shpjegojë se cilat ushqime nuk duhet të ruhen kurrë pranë njëri-tjetrit dhe si mund të zgjasim jetëgjatësinë e tyre.

Shkaku kryesor është etileni, një hormon natyror bimor që prodhohet nga shumë fruta dhe përshpejton procesin e pjekjes. Edhe pse është i dobishëm kur duam që frutat të piqen më shpejt, ai mund të shkurtojë ndjeshëm freskinë e produkteve të tjera.

Banania, molla, domatja dhe avokado janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të etilenit. Mbajtja e tyre pranë frutave dhe perimeve të ndjeshme mund të përshpejtojë prishjen e tyre, duke rritur shpërdorimin e ushqimit dhe shpenzimet e panevojshme në blerjet e përditshme.



Gjatë bisedës do të ndahen edhe 6 receta të ujërave të aromatizuar për verën, të cilët ndihmojnë në hidratim pa sheqer të shtuar dhe me përbërës krejtësisht natyralë. Edhe pse shpesh quhen “ujëra detoks”, ekspertët sqarojnë se ato nuk kryejnë detoksifikim mjekësor dhe nuk kanë efekt magjik për dobësim. Megjithatë, janë një mënyrë shumë e mirë për të rritur konsumin e ujit dhe për të zëvendësuar pijet e ëmbla.

Mes kombinimeve më të rekomanduara janë:
ujë me limon, xhenxhefil dhe nenexhik;
ujë me luleshtrydhe, limon dhe nenexhik;
ujë me kastravec, limon dhe nenexhik;
çaj jeshil me limon dhe nenexhik;
ujë me shalqi, borzilok dhe limon;
ujë me ananas dhe nenexhik.

Nutricionistja do të ndajë gjithashtu 6 këshilla praktike për një ushqyerje të ekuilibruar gjatë verës. Pushimet nuk duhet të jenë arsye për dieta ekstreme apo për të braktisur zakonet e shëndetshme. Dita rekomandohet të nisë me një mëngjes të pasur me proteina dhe fibra, ndërsa hidratimi duhet të jetë i vazhdueshëm, pasi shpesh etjen e ngatërrojmë me urinë.

Frutat dhe perimet janë aleatë të rëndësishëm për furnizimin e organizmit me ujë, vitamina dhe minerale, ndërsa proteinat në vaktet kryesore ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe japin ndjesinë e ngopjes për më gjatë. Një bisedë me këshilla të thjeshta, por shumë të vlefshme, që mund t’ju ndihmojnë të ruani ushqimet më gjatë, të kurseni para dhe të kujdeseni më mirë për shëndetin gjatë ditëve të nxehta të verës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!