Censi për bujqësinë do të realizohet në vjeshtën e këtij viti dhe parashikohet të kushtojë rreth 11 milionë euro. Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha në parlament se censi do të jetë një fotografim i detajuar i sektorit për të adresuar të gjitha problematikat.
Sipas Sallës censi i bujqësisë do të ofrojë të dhëna reale për numrin dhe madhësinë e njësive ekonomike bujqësore, përdorimin e tokës, kulturat bujqësore, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore.
INSTAT synon të regjistrojë tokën bujqësore që mbillet, fermat bujqësore e deri tek tufat e bagëtive, 15 vite pas CENSIT të fundit në bujqësi, të zhvilluar në 2012-n.



