Është shumë pranë majës. Argjentina do të hyjë në një shoqëri tepër të zgjedhur në kampionatet botërore nëse ia del të fitojë titullin në finalen e 19 korrikut ndaj Spanjës.
Suksesi do të bënte që të fitohej titulli i katërt botëror, diçka e paimagjinueshme deri përpara 4 viteve kur Lionel Mesi me shokë u shpallën kampionë në Katar. Gjithsesi, e vërteta është pikërisht kjo dhe “albiselestët” synojnë të jenë baraz me dy gjigandët e Europës, Italinë dhe Gjermaninë, që gjithashtu kanë nga 4 trofe.
Të Kaltrit ia kanë dalë në 2006, dhe “pancerët” në 2014. Jo vetëm kaq, por me 7 finale në histori, Argjentina është tashmë një nga kombëtaret më “aristokrate” të kupave të botës.
Brazili tashmë është barazuar, ndonëse “selesao” ka bilanc më të mirë sesa fqinjët e saj amerikanojugorë, me 5 tituj dhe vetëm dy finale të humbura.
Rekordi I Gjermanisë është ende I paarritshëm sepse, “teutonët” kanë dalë plot 8 herë në finale, dhe I kanë në ekuilibër sukseset dhe dështimet./abcnews.al



