Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legalizimet, nis numërimi mbrapsht/ ASHK: Procesi mbyllet në 2028. Ritëm rekord

schedule19:22 - 15 Korrik, 2026

schedule 19:22 - 15 Korrik, 2026

TIRANË- Procesi i legalizimeve në Shqipëri parashikohet të përmbyllet brenda dy viteve.

Ky është afati i dhënë nga drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në nënkomisionin për për Auditimin e Sektorit Publik.

Sipas kreut të ASHK, procesi i legalizimeve ka shënuar rezultatet më të mira që nga krijimi i ASHK-së, me 17,396 vendime të miratuara vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.



Sipas drejtores së Ashk-së vështirësi po hasin sidomos në regjistrimin e tokave bujqësore  për shkak të hartave.

ASHK ka përfunduar digjitalizimin e 54 milionë fletëve të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe 4.3 milionë kartelave, ndërsa deri në fund të vitit 2026 pritet të përfundojë edhe digjitalizimi i hartave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!