CËRRIK- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë në fshatin Klos të Cërrikut Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin në një përplasje frontale, duke shkaktuar pasoja fatale.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka “fluturuar” jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Viktimat janë Qemal Çala dhe Drilon Tabaku/abcnews.al



