Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Super e marta europiane e Shqipërisë/ Muçaj: Mbyllja e tre kapitujve në një afat të shkurtër, Shqipëria ka treguar se ka kapacitete

schedule19:31 - 14 Korrik, 2026

schedule 19:31 - 14 Korrik, 2026

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ermelinda Muçaj, u shpreh se Shqipëria ka dëshmuar se i ka kapacitetet për të mbyllur kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda afateve të shkurtra. Sipas saj, për kapitullin 26 vendi duhet të plotësojë direktivën për arsimin e fëmijëve të emigrantëve, ndërsa pjesa tjetër përfshin rezoluta dhe rekomandime të BE-së, si ato për rininë dhe politikën kulturore.

Muçaj theksoi se mbyllja provizore e tre kapitujve përfshin edhe kapitullin 30 për marrëdhëniet me jashtë, ndërsa nënvizoi se kapitujt 23 dhe 24 mbeten më të rëndësishmit në procesin e negociatave. Sipas Muçajt, një nga prioritetet kryesore mbetet edhe siguria ushqimore.

“Mbyllja e tre kapitujve në një afat të shkurtër, Shqipëria ka treguar se ka kapacitete. Kemi një direktivë për arsimin e fëmijëve të emigrantëve, të tjerat janë rezoluta dhe rekomandime të BE-së që duhen plotësuar, si p.sh. rezoluta për rininë.



Kemi një bosht për politikën kulturore, të gjitha vendet anëtare duhet të kenë parasysh që diversiteti kulturor është primar. Mbyllim kapitullin 30, marrëdhëniet me jashtë, kjo është një mbyllje provizore për tre kapituj. Rekomandimet që kanë ardhur nga ndërkombëtarët, grekët dhe Venecia, duhet të kenë parasysh të gjitha këto 14 piketa mbyllëse për kap. 23. Kapitujt 23 dhe 24 janë më të rëndësishmit. I rëndësishëm është edhe siguria ushqimore.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!