Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paradite europiane në Paris”/ Rama ndan pamje nga parada në Champs Elysees dhe takimi me liderët europianë

schedule14:39 - 14 Korrik, 2026

schedule 14:39 - 14 Korrik, 2026

Franca kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me paradë ushtarake.

Për të ndjekur ceremoninë në Paris ndodhen liderë nga shumë vende të botës, Festa shënon ditën kur parizienët sulmuan fortesën dhe burgun e Bastijës në 1789, ngjarje që shkaktoi Revolucionin Francez.

I pranishëm në ceremoni është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



Kreu i qeverisë ka ndarë pamje në rrjetet sociale nga parada në bulevardin Champs Elysees dhe takimi me liderët europianë.

“Paradite europiane në Paris, ku Koalicioni i Vullnetmirëve u rreshtua në Champs Elysees, si pjesë e një parade mbresëlënëse të Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 korrikut”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!