Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, në program të mërkurën në Atlanta, është një ndeshje e mbushur me histori dhe kujtime.
Harry Kane dhe Lionel Messi do të kërkojnë një vend në finalen e turneut, por mendjet e shumë njerëzve kthehen shumë pas në kohë, pikërisht te data 22 qershor e vitit 1986, dita kur dy ekipet u përballën në çerekfinalen e Botërorit, në stadiumin “Azteca” të Meksiko Sitit, ku realizimet e Diego Armando Maradonës hynë në histori si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”.
Dyzet vjet më vonë, kampionët e botës në fuqi kërkojnë një avantazh përmes bestytnive, pasi FIFA ka konfirmuar se ata do të veshin fanellat e tyre të transfertës, ato bluashtu siç bënë në vitin 1986.
Bëhet fjalë për rregullore, pasi Anglia, e cila u caktua si ekipi “pritës” për këtë ndeshje kishte të drejtën të zgjidhte ngjyrën e fanellës dhe “Luanët” natyrisht do të veshin të bardha.
Megjithëse nuanca ndryshon paksa, duket se kjo fanellë u sjell fat kampionëve të trefishtë të botës.
Një tjetër përballje e kaluar me Anglinë që favorizon Argjentinën është ndeshja e fazës së 1/8-ave në vitin 1998: një barazim 2–2 në kohën e rregullt, i pasuar nga një fitore me penallti.
Edhe atëherë, Argjentina kishte veshur fanelën e dytë, atë me ngjyrë blu./abcnews.al



