Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sinner sërish mbret i Anglisë/ Tenisti numër 1 i botës mbron titullin në barin londinez

schedule11:40 - 13 Korrik, 2026

schedule 11:40 - 13 Korrik, 2026

E pabesueshme që ky njeri kishte një vit pa ia dalë. Janik Siner më në fund e ngriti lart një trofe të Çmimeve të Mëdha në tenis, e pikërisht atë më të çmuarin, kupën e artë të Uimbëlldonit.

Tenisti italian, që është numri 1 I botës, mundi gjermanin Aleksandër Zverev, në një finale të vendosur nga shërbimi, dhe të dëmtuar jo pak nga era e fortë e Londrës.

Mbrojti titullin e fituar vjet po në kryeqytetin britanik, dhe I dha fund mallkimit 12-mujor që vazhdoi vjet në Nju Jork, dhe këtë sezon në Melburn e Paris.



Suksesi ishte 3-1 me rezultatin e seteve 6-7, 7-6, 6-3 e 6-4.

U deshën 3 orë e 46 minuta, sidomos për shkak të dy seteve të para tepër të forta.

Zverev, që ka një shërbim të shkëlqyer me deri mbi 212 km në orë, ishte me moral të lartë pasi fitoi Grand Slemin e parë në karrierë, në Paris në fillim të qershorit.

Fitoi setin e parë dhe luftoi fort edhe në të dytin, dhe vetëm më pas Siner tregoi forcën e tij më të madhe psikologjike, duke kthyer finalen në favor të tij.

Jo më kot, italiani ka 10 fitore radhazi ndaj gjermanit.

Natyrisht, nuk ka krenari më të madhe sesa të triumfosh në turneun më të vjetër të tenisit në botë, të nisur që në 1877 dhe që ka 139 edicione, e që vazhdon të luhet me bar, si në kohët e vjetra.

Me 5 Grand Sleme në karrierë, Siner është tani vetëm dy tituj prapa rivalit të tij të madh, Karlos Alkaraz, që nuk ishte në Uimbëlldon për shkak dëmtimi.

Ndoshta dueli I madh mund të jetë në gusht në US Open, por spanjolli nuk është e sigurt nëse do të mundet të kthehet në kohë dhe numri 1 I botës mund t’i shtojë edhe një margaritar kurorës së tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!