Edhe kur duket se jep shpirt, sërish kthehet në jetë.
Argjentina e këtij Botërori duket si shprehja që “macja ka shtatë shpirtra”, dhe ia doli t’i mbijetonte testit të Zvicrës e të kualifikohej për në katër më të mirët e turneut.
Në një sfidë të ashpër në Kanzas Siti, kampionët e botës në fuqi sërish nuk ishin në formën e tyre më të mirë, por gjithsesi e gjetën një rrugë për të fituar, ashtu si edhe ndaj Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit.
Mekallister I kaloi në epërsi që në 10’, por Zvicra e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka nuk u dorëzua dhe e meritoi barazimin në 67’.
Pak më vonë ndodhi episodi që vendosi jo pak.
Në 72’, sulmuesi Embolo mori të verdhën e dytë për simulim, dhe u përjashtua me të kuqe pas dy paralajmërimeve.
Fillimisht, arbitri ndëshkoi argjentinasin Paredes për faull, por rishikimi me VAR përmbysi vendimin e tij.
Me 10 vetë Zvicra e pati shumë më të vështirë, iu nënshtrua një ofensive brutale të kampionëve të botës, por u mbajt mirë.
Çerekfinalja shkoi në kohë shtesë dhe Argjentina, që është edhe kampione e Amerikës Latine, u shpëtua nga penalltitë nga një gol I madh.
E shënoi një nga heronjtë e Botërorit të kaluar, Hulian Alvarez, I cili sikur kishte humbur këtë herë.
Më pas, në minutën e parë shtesë të vetë shtesës, Lautaro Martinez realizoi të tretin, ndërsa Zvicra ishte hedhur përpara për të barazuar.
Mesi me shokë sërish ia dolën, sërish pa bindur, dhe me shumë vështirësi, ndërsa helvetët mund të ndihen keq të bindur se do të kishin bërë më shumë me 11 lojtarë në fushë.
Të shohim nëse Argjentina do ta marrë veten siç duhet dhe do t’i ketë “shtatë shpirtrat” edhe në gjysmëfinalen e së mërkurës së ardhshme të Botërorit ndaj Anglisë.



