Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vala historike e të nxehtit than lumin Loire në Francë, pamjet tregojnë një peizazh që ngjan me shkretëtirë

schedule09:05 - 10 Korrik, 2026

schedule 09:05 - 10 Korrik, 2026

Pamje që ngjajnë më shumë me një shkretëtirë sesa me një nga lumenjtë më të njohur të Evropës po vijnë nga Franca, ku lumi Loire, më i gjati në vend, është prekur rëndë nga thatësira ekstreme dhe vala historike e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore.

Fotografitë e realizuara në zonën e Monseigneur-sur-Loire tregojnë shtratin e lumit të mbuluar nga sipërfaqe të mëdha rëre, ndërsa në disa pjesë kanë mbetur vetëm pellgje të vegjël me ujë të ndenjur.



Loire, me një gjatësi prej rreth 1.000 kilometrash, është lumi më i madh i Francës. Megjithatë, temperaturat rekord dhe mungesa e reshjeve gjatë javëve të fundit kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e tij, duke ngritur shqetësime për ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit.

Sipas raportimeve, vala e të nxehtit e muajit qershor konsiderohet më e forta e regjistruar ndonjëherë në Evropë për këtë periudhë të vitit, ndërsa pasojat po ndihen në shumë vende të kontinentit, me thatësirë të theksuar, rënie të niveleve të ujërave dhe rrezik të shtuar për zjarre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!