Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Askush nuk ia heq meritat Ramës për Shqipërinë”, Rexhaj: Ja mesazhet që nxori nga protesta. E ka seriozisht reflektimin!

schedule20:48 - 8 Korrik, 2026

schedule 20:48 - 8 Korrik, 2026

Analisti Albatros Rexhaj u shpreh se kryeministri e ka seriozisht çështjen e reflektimit pas protestës dhe askush nuk mund t’ia mohojë meritën që Shqipërinë e ka bërë një adresë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Rexhaj tha se një pjesë e zyrtarëve nuk e kanë kuptuar ende këtë qasje dhe se Rama ka reflektuar për një pjesë të qeverisjes që, sipas tij, ka mbetur pas, pavarësisht arritjeve historike.

Sipas analistit, qeverisja duhet të jetë më modeste dhe zyrtarët duhet të jenë më pranë qytetarëve, pasi qytetarëve u intereson mënyra se si trajtohen kur kanë kontakt me institucionet.



“Rama në Ankara është shumë modest me mesazhet që po jep dhe legjitimitetin në Shqipëri ta japin votuesit e tu. Kryeministri e ka seriozisht çështjen e reflektimit. Askush s’ia heq meritën që Shqipërinë e ka bërë adresë. Në Tiranë vijnë njerëzit e duhur dhe të nivelit të parë, është meritë e tij. Kemi hapur negociatat me BE-në.

Është edhe një pjesë e zyrtarëve që nuk u intereson fare. Kryeministri e ka kuptuar që, në hapjen e madhe, ka ngelur kjo pjesë dhe ajo që nuk përfshihet në glamour-in e arritjeve historike.

Rama e ka kuptuar mesazhin dhe ka një reflektim. Qeverisja, në përgjithësi, duhet të jetë më modeste dhe njerëzit në pushtet duhet të jenë më afër qytetarëve. Qytetarëve u intereson kur kanë kontakt me qeverinë dhe të trajtohen me dinjitet.

Mënyra si flet Rama tregon se ky mesazh ka arritur. Nëse e kthen në një energji transformuese, bëhet diçka e mirë për Shqipërinë. Nëse dështon, do të dalë një alternativë e re.”    / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!