Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Le Pen nis fushatën elektorale

schedule18:12 - 8 Korrik, 2026

schedule 18:12 - 8 Korrik, 2026

Një ditë pas vendimit të gjykatës, dhe pas deklaratës se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne Francë, Marine Le Pen duket se ka nisur fushatën.

Ditën e sotme, Le Pen publikoi në rrjetet sociale një poster me sloganin “Për Francën”, ku thekson idenë e “Rilindjes”.

Ky slogan shihet edhe si një sfidë ndaj presidentit Emmanuel Macron, partia e të cilit mban të njëjtin emër.



Le Pen prej vitesh paraqitet si një politikane kundër elitave dhe sistemit, duke pretenduar se përfaqëson interesat e qytetarëve të zakonshëm.

Edhe pse është mposhtur dy herë nga Macron në zgjedhjet presidenciale, ajo mbetet një nga figurat më të forta politike në Francë dhe kryeson në disa sondazhe.

Gjykata I hoqi kufizimin për të mbajtur poste publike, duke i dhënë mundësinë të kandidojë, ndërsa njëkohësisht e dënoi me një vit mbikëqyrje elektronike.

Le Pen deklaroi se do ta apelojë vendimin në Kasacion dhe se nuk do të mbajë byzylykun elektronik derisa të merret një vendim përfundimtar.

Nëse procesi zvarritet, ajo mund të zgjidhet presidente përpara përfundimit të çështjes dhe të përfitojë nga imuniteti. Nëse gjykata e përshpejton procedurën, mbajtja e byzylykut gjatë fushatës mund të dëmtojë imazhin e saj.

Ndërkohë, opozita e majtë argumenton se dënimi për përvetësimin e fondeve evropiane është i mjaftueshëm që Le Pen të mos lejohet të kandidojë për presidente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!