Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kancelari Merz: Samiti i Ankarasë do të sjellë “frymë të re” në NATO

schedule10:26 - 8 Korrik, 2026

schedule 10:26 - 8 Korrik, 2026

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha të mërkurën se shpreson se samiti i NATO-s në Ankara do të shënojë një kapitull të ri për aleancën, duke forcuar bashkëpunimin dhe unitetin midis SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë.

“Unë jam i sigurt se, duke filluar nga Ankaraja, ne do të shohim një frymë të re brenda NATO-s, një frymë që e bën aleancën më të fortë dhe më të bashkuar,” u tha ai gazetarëve pas mbërritjes në vendin e takimit në kompleksin presidencial turk.

Merz tha se anëtarët evropianë të aleancës janë gati të mbajnë përgjegjësi më të mëdha dhe po rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur objektivat e vendosura në samitin e mëparshëm të liderëve të NATO-s në 2025.



“Vitin e kaluar në Hagë, ne vendosëm të rritim ndjeshëm përpjekjet tona të mbrojtjes dhe ia dolëm”, tha Merz, duke shtuar se ata do të shqyrtojnë progresin gjatë takimit të tyre me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë. “Ne do ta bëjmë NATO-n më evropiane në mënyrë që ajo të mund të mbetet transatlantike,” theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!