Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar zhvillimet e fundit në raport me NATO-n dhe rolin e SHBA, duke theksuar se aleanca mbetet një strukturë stabile dhe e mbështetur nga SHBA.
Sipas Elezit, deklaratat që vijnë nga Trump duhen parë edhe në kontekstin e konsumit politik, ndërsa qëllimi kryesor mbetet ushtrimi i presionit ndaj vendeve të mëdha të NATO-s, si Gjermania, Franca apo Italia, për të qenë më të koordinuara në përmbushjen e angazhimeve dhe normave të aleancës.
Sipas tij, përmes këtyre komunikimeve SHBA po tregon se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë zhvillimeve ndërkombëtare.
“NATO mbetet një strukturë stabile, ka bekimin e SHBA-së, ku adresimet që vijnë nga Trump janë dhe për konsum politik.
Mbetet për t’u ushtruar presion ndaj Gjermanisë, Francës apo Italisë që të jenë të koordinuara në zotimet dhe normat e NATO-s për mbështetjen e shteteve për sigurinë. SHBA, pavarësisht se nuk kishte një aprovim të angazhimeve të saj në Iran, kishte kërkuar mbështetjen e vendeve të mëdha të NATO-s, por nuk ka pasur veprim që do të vlerësohej nga vendet e tjera.
Ky deklarim ka hapësira për t’u analizuar, sepse ngushtica e Hormuzit ka të bëjë edhe me sigurinë apo ushtrinë dhe, në fakt, përmes kësaj ngushtice kalonin produkte të natyrës së sigurisë. Mund të japë një arsyetim presidenti, por nuk ka një çarje. SHBA, përmes këtij komunikimi, tregon se nuk do të qëndrojë duarkryq.”



