Sinisa Mihajlovic ka dhënë një intervistë të gjatë për Sportweek dhe nuk mund të mos fliste për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ishte një dëshirë e tij për sulmin e Bologna, por ai zgjodhi të rikthehej te Milani.
Në fakt e kishte ndarë mendjen prej kohës, që kur e mbylli bashkëpunimin me Los Angeles Galaxy. Ibra po pushonte dhe një ditë më parë zhvilloi konferencën e parë pas rikthimit te Milani dhe zbriti direkt në fushë, duke shënuar në një miqësore me rival modest.
Për të mbetur te Mihajlovic, serbi ka thënë se Ibra duhet të kishte zgjedhur ekipin e tij dhe arsyeja është e thjeshtë. “A më vjen keq që nuk erdhi Ibra te ne? Po, sepse mendoj se tek ne do të argëtohej më shumë”, është shprehur Mihajlovic. /abcnews.al