Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

schedule15:13 - 7 Korrik, 2026

schedule 15:13 - 7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në aleancën ushtarake.

“Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin si partnerë të besueshëm dhe do të ishte më se e natyrshme të bëheshim pjesë e një komuniteti të përbashkët sigurie”, tha ai në samitin e NATO-s.

“Fakti është se ne do të mbetemi pranë burimit të problemit Rusisë për një kohë të gjatë. Ukraina në NATO është një burim i aftësive të jashtëzakonshme mbrojtëse”, shtoi Zelensky.



Zelensky ka përmendur rëndësinë e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat Patriot gjatë fjalimit të tij.

Presidenti i Ukrainës përsëriti rëndësinë e Ukrainës që të marrë më shumë sisteme kur u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte pak kohë më parë.

“Nesër do të flasim për tema të ndryshme me PresidentinDonald Trump. Ajo që është e rëndësishme sot është të gjejmë një mënyrë se si të marrim, sa më shpejt të jetë e mundur, raketa për sistemet Patriot. Kjo është gjëja më e rëndësishme që do të diskutojmë. Është një temë urgjente për ne”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!