Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të sanksionuar, Vadym Yermolaiev.
Sipas mediave ukrainase, trupi i 39-vjeçares Anastasiia Berezovska u zbulua pranë Kievit mbrëmjen e 6 korrikut.
Hetuesit ukrainas po verifikojnë nëse vrasja lidhet me atentatin ndaj Yermolaiev. Sipas Ukrainska Pravda, Berezovska kishte qenë jashtë Ukrainës nga 22 marsi 2025 deri më 1 korrik 2026.
Pas atentatit ajo dyshohet se shkoi fillimisht nw Francwn fqinje e mw pas nw Gjermani, por nuk dihet si mund tw ketw mbwrritur nw Kiev.
Berezovska ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për tentativë vrasjeje, vendosje të një mjeti shpërthyes në një vend publik dhe bashkëpunim kriminal. Hetuesit në Monako dyshojnë se ajo kishte vepruar e maskuar si burrë dhe se nuk kishte vepruar e vetme.
Në kuadër të hetimeve janë ndaluar edhe dy persona. Njëri është oficer aktiv i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa tjetri ish-oficer i forcave të rendit. Autoritetet nuk i kanw zbuluar akuzat konkrete ndaj tyre.
Nw shpërthimin e 29 qershorit në Monako, mbetën të plagosur Vadym Yermolaiev, partnerja e tij dhe djali i saj 13-vjeçar. Biznesmeni ishte i njohur per lidhjet e tij me Rusine, ndërsa ishte sanksionuar me pare nga Kievi.



