Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e Shtetit hap garën për drejtuesit e tre departamenteve kryesore, afati i aplikimeve 13 korrik

schedule10:43 - 7 Korrik, 2026

schedule 10:43 - 7 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka hapur procedurën e konkurrimit për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të tre departamenteve kryesore.
Konkursi përfshin Departamentin e Policisë Kriminale, qe drejtohet nga 2022 nga Neritan Nallbati. Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare qe drejtohet nga Pellumb Seferi dhe Departamentin e Kufirit dhe Migracionit qe drejtohet nga Saimir Muça.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 13 korriku. Pas verifikimit të dosjeve, kandidatët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen intervistimit nga një komision i posaçëm me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në garë mund të marrin pjesë vetëm punonjës të Policisë së Shtetit që mbajnë gradën “Drejtues i Lartë”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!