Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luanë” në “gojën e ujkut”/ Mneri: Anglezët bënë heroizëm sportiv! Çobani: Treguan karakter kundër Meksikës

schedule22:43 - 6 Korrik, 2026

schedule 22:43 - 6 Korrik, 2026

“Tre luanët” luftuan vërtet si luanë për të fituar 3-2 në “gojën e ujkut”, ndaj Meksikës vendase në stadiumin e saj kombëtar.

Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari sportiv, Fatmir Mneri deklaroi se anglezët bënë një heroizëm sportiv të pashembullt.

Ndërsa trajneri specialisti Artur Çobani deklaroi se Anglia tregoi karakter.



Fatmir Mneri: Gjithnjë e më tepër, futbolli po bëhet lojë kolektive. Anglezët, ajo që bënë ishte heroizëm sportiv të pashembullt. Edhe Meksika shfaqi anë të errëta të futbollit amerikano-latin. Edhe nëse ndodh, me eleminim janë, them se anglezët e bënë kampionatin botëror.

Artur Çobani: Anglia, që në nisje ka qenë pretendent dhe do vazhdojë të jetë pretendente. Por pretendentet mund të ikin edhe rrugës. Në ndeshje të tilla edhe largohesh, por kjo ndeshje ishte edhe ndeshje karakteri. Kishin karakterin e tyre, e treguan me Meksikën. Nuk u thyen. Anglia diti t’i përballojë të gjitha. Rice ka mbajtur një peshë të paparë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!