Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta, në fillim solli energji pozitive”/ Ramkaj: E paqartë përdorimi i dhunës

schedule20:16 - 6 Korrik, 2026

schedule 20:16 - 6 Korrik, 2026

Profesori Arben Ramkaj thotë se protesta, fillimisht solli energji pozitive, duke ngjallur shpresë në shoqërinë shqiptare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ramkaj u shpreh se është e paqartë pse ka filluar përdorimi i dhunës.

Sipas tij, politika ka shumë për të mësuar nga kjo protestë.



“Fillmisht, protesta ka sjellë energji pozitive, në botëkuptimin tim, me të rinjtë dhe të rejat, edhe ka ngjallur një farë shprese në shoqërinë shqiptare, që shqiptarët mund të protestojnë. Partitë kryesore kanë probleme me opinionin publik. Dalja e të rinjve, me gra dhe fëmijë, kanë sjellë pozitivitet. Përzierja me dhunën është pak e paqartë. Nuk janë burimore nga protesta, mund të jenë nga faktorë të tjerë. Sa kohë që protesta nuk kanë drejtues kryesorë, ne mund të hamendësojmë, nuk mund të rrinë gjatë gjithë kohës të fshehur. Jam i mendimit që kjo protestë. ka sjellë, ka shumë politikë të mësoj, edhe komuniteti fetar, edhe shoqëria civile, edhe intelektualët.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!