Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuplaka gjermane/ “S’mund të presësh qytetari nga haxhiqamilët”, Leka: Dhuna në protestë u dënua nga ndërkombëtarët! Pushteti s’merret me dhunë

schedule13:36 - 6 Korrik, 2026

schedule 13:36 - 6 Korrik, 2026

Analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi zhvillimet pas protestës në vend, duke deklaruar se aktet e dhunës që pasuan tubimin kanë dëmtuar mesazhin e protestës dhe janë dënuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Duke iu referuar reagimit të përfaqësuesit të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Leka tha se deklarata përbën një sinjal të qartë se partnerët ndërkombëtarë nuk mbështesin përdorimin e dhunës në protesta.

Sipas tij, protesta kishte mundësinë të zhvillohej në mënyrë qytetare, por organizatorët nuk arritën ta ruanin këtë standard. Ai u shpreh se, në momentin kur nisën aktet e dhunshme, protesta humbi misionin dhe fokusin e saj.



Leka kritikoi gjithashtu simbolikat dhe incidentet që, sipas tij, shoqëruan protestën, duke theksuar se pushteti nuk merret përmes dhunës, por përmes procesit zgjedhor.

“Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit”, u shpreh ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në protestë ishin mbështetës të Sali Berishës.

Ai shtoi se, pavarësisht protestave apo akteve të dhunshme, një qeveri nuk largohet nga pushteti në këtë mënyrë.

“Sinjali i parë që vjen nga ndërkombëtarët. Protesta degjenerojë në dhunë në akte force. Ajo deklaratë e ambasadorit gjerman është sipari i një fortune ndërkombëtare ndaj të gjithë atyre, jo vetëm që janë pjesëmarrës drejtpërdrejtë në aktet e dhunës, por edhe atyre që i ideojnë dhe përkrahin. Është sinjali që ndërkombëtarët nuk do përkrahin aktet e dhunës.. Protesta kishte shansin të ishte protestë qytetarë, por ideatorët grupi nismëtar nuk arriti dot të mbante atë shkallë të lartë qytetarie. Por nuk mund të presësh protestë qytetare nga haxhiqamilët që e përkrahin apo sponsorizojnë një protestë të tillë. Mendoj që e ka ezauruar pjesën e qytetarisë së vet. Në këtë konglomeratin e madh të pjesëtarëve që bëjnë marshime dhe kanë një fjalor me tre fjalë, nuk mund të ketë protestë paqësore me arkivol. Protesta e ka mbyllur misionin që në momentin kur nisën aktet e dhunës. Degjenerojë në ide me arkivole në bulevard, apo lincimin e këngëtarëve apo artistëve. Nuk mund të lincosh dikë, pushteti nuk mund të merret me dhunë, me fjalime, apo duke numëruar sa njerëz ke në Bulevard. Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit. Ata që dalin në bulevard janë një konglomerat ku pjesën më të madhe e zënë mbështetësit e Sali Berisha”, tha Leka.

Gjithashtu ai theksoi se Berisha ishte ai që nxiti dhunën.

“Nuk e kuptoj përse kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Një shqiptar i Maqedonisë, një intelektual, Kim Mehmeti bashkë me Fatos Lubonjës. Se çfarë ka të ngjashëm Fatos Lubonja me Kim Mehmetin, apo me enturazhin e një llumi që flet për çfarëdo , vetëm për demokraci nuk flet. Dalëngadalë do formatohet grupi i famshëm i zjarrit. Kushdo duhet ta dijë, se edhe me akte dhunë, apo sado protesta të bëhen, qeveria nuk ikën nëse nuk do të ikë vetë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!