Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy viktima pas të shtënave me armë në Gjermani

schedule12:48 - 6 Korrik, 2026

schedule 12:48 - 6 Korrik, 2026

Dy persona kanë humbur jetën pas një incidenti me të shtëna me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Offenburg, në Baden-Württemberg, Gjermani.

Sipas policisë lokale, ngjarja është raportuar në një kompleks apartamentesh, pasi banorët dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Forcat e rendit që mbërritën në vendngjarje gjetën një burrë të pajetë dhe një grua të plagosur rëndë. Pavarësisht transportimit të saj me urgjencë në spital, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë më vonë.

Zona është rrethuar dhe autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë policor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Policia ka bërë të ditur gjithashtu se një armë zjarri është gjetur pranë vendit të ngjarjes, por nuk janë dhënë detaje të tjera. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për publikun, ndërsa hetimet po vijojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!