Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në Korçë, ku një automjet doli nga rruga, u përplas me një pemë dhe më pas u përmbys.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se mjeti ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja, ndërsa drejtuesi, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar lëndime.
Sipas dyshimeve paraprake, shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, por kjo pritet të konfirmohet nga hetimet dhe verifikimet e policisë.
Uniformat blu kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.



