Papa i parë amerikan në histori, Leoni XIV, e shënoi 250 vjetorin e Shteteve të Bashkuara në portën hyrëse të emigrantëve në Europë, ishullin Italian të Lampedusa.
Në një letër dërguar në vendin e tij të lindjes, Ati I Shenjtë u drejtoi një apel amerikanëve që të mirëpresin dhe mbrojnë amerikanët.
Leoni XIV ka pasur përplasje të vazhdueshme me Donald Trump pasi i quajti politikat e ashpra anti-emigracion të presidentit amerikan çnjerëzore, gjithashtu i kërkoi botës të ndihmojë ata që ikin nga lufta dhe varfëria.
Gjatë një udhëtimi njëditor në Lampedusa, një portë hyrëse për emigrantët që rrezikojnë kalime e Mesdheut për në Evropë nga Afrika, Papa u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të bëjnë më shumë për të ndihmuar ata që mbërrijnë në tokën e kontinentit.
Veçmas, në një apel dërguar Shteteve të Bashkuara për përvjetorin e tyre historik, Leoni tha se vlera katolike e mbrojtjes së jetës përfshin “mirëpritjen, mbrojtjen dhe ndihmën ndaj emigrantëve”.
Lampedusa, e cila shtrihet midis Tunizisë, Maltës dhe Siçilisë, ndodhet në një nga rrugët më vdekjeprurëse të emigracionit në botë. Shumë emigrantë mbërrijnë pasi kalojnë Mesdheun në anije të mbipopulluara dhe të improvizuara.
Midis atyre që u mblodhën pranë portit më jugor të Italisë për të parë Papën, ishin emigrantë të sapoardhur, zyrtarë të Rojës Bregdetare Italiane të kërkim-shpëtimit dhe grupe ndihmash.
Leoni u tha atyre se kishte ardhur për të treguar se ai do të vazhdojë t’I shoqërojë, t’i mbështesë dhe t’i inkurajojë.
Papa gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të trajtojnë migracionin në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke integruar përpjekjet e menjëhershme të ndihmës në një plan strategjik afatgjatë të aftë për të pritur, mbrojtur, mbështetur dhe integruar emigrantët.
Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve në vendet e origjinës së emigrantëve, në mënyrë që më pak njerëz të ndihen të detyruar të largohen.



