Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Pavarësisë së SHBA/ Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

schedule14:34 - 4 Korrik, 2026

schedule 14:34 - 4 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kremtojnë këtë 4 Korrik 250-vjetorin e Pavarësisë, një datë simbolike për historinë amerikane dhe për vlerat e lirisë e demokracisë mbi të cilat u ndërtua vendi.

Ambasada Amerikane në Tiranë përcolli urimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.



Mesazhet e urimit nuk munguan as nga liderët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim të publikuar në rrjetet sociale, ku solli në vëmendje simbolikën e 4 Korrikut dhe Statujës së Lirisë.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Statujën e Lirisë si një simbol të veçantë edhe për shqiptarët, të rritur, sipas tij, në histori përballë erërave kundër, që janë përpjekur të ndalin frymën e këtij vendi.

“Me 4 Korrikun e Amerikës së mishëruar në Statujën e Lirisë, që është edhe një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi”, tha kryeministri Rama.

Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli urimin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uroi Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria e çmon thellësisht marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, të ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Shqipërisë, nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!