Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klopp për Gjermaninë/ Tekniku i shquar teuton është në bisedime me Federatën

schedule13:26 - 4 Korrik, 2026

schedule 13:26 - 4 Korrik, 2026

Nuk ka asgjë të sigurt, por gjithsesi është një konfirmim.

Jurgen Klop mund të jetë trajneri I ri I Gjermanisë, ndërsa vetë njeriu I shquar I stolit pranoi se është kontaktuar nga Federata Gjermane e Futbollit.

Këtë lajm, të cilit I bënë jehonë të gjitha mediat në vendin e madh europian, e pohoi vetë Klop në një intervistë për televizionin Magenta, ndërsa ka vazhduar punën si analist në këtë Kupë të Botës.



Duke folur për Magenta TV, ish-trajneri I Dortmundit dhe I Liverpulit, deklaroi se ka bisedime me Federatën, pasi tekniku I Gjermanisë Nagelsman dha dorëheqjen, por shtoi se pavarësisht se ngjarjet ndodhën shpejt e shpejt, nuk pritet një përfundim I lehtë dhe pa probleme.

Klop nuk sqaroi se çfarë pengesash apo problemesh ka për të pranuar kërkesën e Federatës, ndërsa tifozët presin një emër të shquar në stolin e përfaqësueses pas turpit në Botëror.

Gjermania nuk  shkëlqeu aspak, duke u eliminuar që në turin e dytë nga Paraguaj, me rezultatin 2-1, edhe pse me polemika.

Trajneri Julian Nagelsman u shkarkua nga Federata pas presionit të madh, ndërsa katër herë kampionët e botës u mundën në grup edhe nga Ekuadori, në njërën prej paraqitjeve më të dobëta në historinë e tyre në Botërorë.

Klop, ndërkaq, është pushim prej dy vitesh, pasi u largua nga Liverpuli, me arritje të mëdha në skuadrën angleze, si dhe me Dortmundin në Gjermani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!