Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

schedule22:10 - 3 Korrik, 2026

schedule 22:10 - 3 Korrik, 2026

Rreth 46 kilogramë lëndë narkotike u sekuestruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Autoritetet shqiptare janë sinjalizuar paraprakisht nga autoritetet kanadeze për të ushtruar një kontroll të imtësishëm mbi dërgesën e dyshimtë.

Burimet për ABC News thanë se për transportimin e lëndës narkotike dyshohen tre persona: një çift me shtetësi shqiptare dhe një shtetas i huaj.



Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Kristian Gjoni. Ai fillimisht ka tentuar të shmangë kontrollin e valixheve, duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe nuk duhej t’i nënshtrohej kontrolleve.

Megjithatë, pas një verifikimi mjekësor, ka rezultuar se pretendimi nuk ishte i vërtetë, dhe më pas të dy janë arrestuar së bashku me personin tjetër të dyshuar.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!