Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia “lobon” pro dënimit të Thaçit/ Zëdhënësja e Moskës: Haga, shpresa jonë e fundit për drejtësi

schedule17:15 - 3 Korrik, 2026

schedule 17:15 - 3 Korrik, 2026

Me afrimin e verdiktit përfundimtar për katër ish krerët e ushtrisë çlriimtare të Kosovës, retorika nga Rusia është bërë më intensive dhe e ashpër.

Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova nga një deklaratë për shtyp u shfaq besimplotë se Gjykata Speciale në Hagë do të japi drejtësinë e merituar, duke nënkuptuar dënim për Hashim Thaçin dhe të tjerët.

“Gjykimi qe po zhvillohet aktualisht ne Hage, për të qënë e sinqertëë është shpresa e fundit për drejtësi. Siç e keni dëgjuar është thënë shumë se konflikti në Kosovë gjoja ishte një luftë për pavarësi.



Po zhvillohet një glorifikim i qëllimshëm dhe i pajustifikuar, duke u përpjekur ti jepet një pamje fisnike një situate që në realitet ishte një terror i zgjatur nga bandat e fshehta të shqiptarëve të Kosovës.

Thelbi i vërtet i kësaj po zbardhet tani në Gjykaten Speciale në Hagë”.

Më herët shefi i politikës së jashtm Sergei Lavrov deklaroi nga Ankaraja se nuk ka më kuptim të vihet në diskutim veprimtaria e uçk-së, ajo për të është një organizatë terroriste.

Moska ka bërë edhe njeherë vëllain e madh të Serbisë që po ashtu po pret vjeshtën për të patur një tjetër argument lidhur me qëndrimin e saj kundër Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur.

Ish krerët e uçk janë në paraburgim prej 6 vitesh me akuzën për krime lufte.
Procesi ka qënë i shoqëruar me dritëhije gjatë viteve, prokurorë që silleshin si gardianë, përgjime të bisedave me familjarët, apo mijëra faqe me prova që vijnë nga Beogradi.

Në Kosovë kjo datë po pritet si e dyta më e rëndësishme për vendin pas pavarësisë, ndërsa veteranët e luftës çlirimtare kanë paralajmëruar protesta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!