40 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit, ndizet merkato

schedule22:07 - 3 Janar, 2020

schedule 22:07 - 3 Janar, 2020

Plot 40 milionë euro janë ofruar për mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral. Është skuadra e Borussia Dortmund ajo që ka përgatitur një ofertë të tillë për Demiral, që nuk është as titullar te “Zonja e Vjetër”.

Demiral është një lojtar me potencial dhe Borussia Dortmund shpeshherë ka pasur sukses me lojtarë të tillë. Ardhja e Haaland duket se nuk ka mjaftuar dhe verdhezinjtë do të përforcohen edhe më shumë, që të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion në Bundesliga.

Edhe Leicester City është një nga skuadrat e interesuara për Demiral, por deri më tani nuk ka pasur një ofertë konkrete nga “Dhelprat”. Borussia Dortmund shihet si skuadra pretendente për të siguruar firmën e talentit turk./abcnews.al