Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina pret fitore, Messi gola/ Kampionët në fuqi të botës do të luajnë kundër Kepit të Gjelbërt

schedule10:11 - 3 Korrik, 2026

schedule 10:11 - 3 Korrik, 2026

Argjentina dhe Kepi i Gjelbërt. Messi dhe Vozinha. Dy botë të ndryshme në futboll. Njëri Goliath dhe tjetri David.

Në letër nuk ka “duel”, por legjendat tregojnë të kundërtën.

Po ashtu, për surprizë të të gjithëve, dy skuadrat kanë një të përbashkët në këtë “Botëror”.



Si kampionët e në fuqi të Botës, ashtu edhe debutuesit kanë arritur deri në përballjen mes tyre në 1/16 e turneut si të pamposhtur në grupet e tyre.

Argjenina me tre fitore dominuese ndaj Algjerisë, Austrisë dhe Jordanisë me tetë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbërt siguroi kualifikimin historik falë tre barazimeve, ndaj dy emrave të mëdhenj si Spanja e Uruguaji dhe Arabisë Saudite.

Pavarësisht kësaj, parashikimet I japin shumë pak shanse, thuajse afër zeros Vozinha dhe shokëve të tij.

Lionël Mesi dhe Argjentina janë favoritë absolutë në këtë ndeshje në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës.

Jo vetëm kaq. Të gjithë prozhektorët janë të drejtuar te Lionel Messi, që në këtë Botëror përfaqëson rekordet dhe një garë  të fortë për “Këpucën e Artë”.

Deri tani “Pelshti” ka shënuar gjashtë gola, ndërsa ka mundësi të vazhdojë sërish ta bëjë këtë duke thelluar edhe primatin e golashënuesit më të mirë në historinë e Kupave të Botës me 19 rrjeta.

Ky rekord  pritet të thellohet më tej, të paktën sipas kompanive të basteve, që presin jo një por të paktën dy gola nga Lionel Messi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!