Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkrumbohet një automjet në aksin Kuç-Qeparo

schedule16:53 - 2 Korrik, 2026

schedule 16:53 - 2 Korrik, 2026

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!