Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos/ Arrest në burg për Nikolla Agollin dhe David Priftin

schedule13:20 - 2 Korrik, 2026

schedule 13:20 - 2 Korrik, 2026

Gjykata e Korçës k caktuar masën arrest me burg për Nikolla Agollin dhe bashkëpunëtorin e tij Dritan priftin. Ata akuzohen si autorë kryesore ndaj atentatit në Pogradec, të ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur Brian Syzo.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjatë seancës për masën e sigurisë, autori Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe Brian Syzos. Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga Briani dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe që ai të ndalonte sulmin. “Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra” – ka thënë autori.

Sa i përket të arrestuarit tjetër, David Prifti, ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmisë së dhënë në seancë, Davidi është shprehur se nuk ka gisht në këtë ngjarje.



Makinën e tij ja ka dhënë Nikollës dhe ka ikur me makinën e të fejuarës për në plazh. Ndër të tjera, Prifti ka thënë se ka kamera sigurie në vendet ku ka qenë, çka vërtetojnë që s’ka gisht në ngjarje.

Në vijim pritet të verifikohen nga prokuroria kamerat e qytetit, ndërsa momentalisht nuk ka patur përgjigje nga ana e grupit hetimor lidhur me transkriptimin e filmimeve të kamerave të sekuestruara.

Ngjarja ndodhi teksa 35-vjeçari Syzo ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, ku u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.

I plagosuri vijon të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!