Anglia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti me shumë vështirësi Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1.
Heroi i sfidës ishte Harry Kane, i cili vulosi suksesin e “Tre Luanëve”, që tani do të përballen me Meksikën në raundin e radhës.
Pavarësisht fitores, paraqitja e anglezëve la vend për diskutime. Për performancën e Anglisë foli edhe gazetari sportiv Bledar Kuka. Në në intervistë në emisionin “Futboll Jo Soccer” në ABC News vlerësoi se ekipi nuk shfaqi nivelin e pritur, sidomos në pjesën e parë.
“Anglia gjithmonë ka pasur trajnerë që kanë bërë shumë, por nuk e kanë fituar dot Kupën e Botës. Në pjesën e parë duhet të themi se ishin shumë akademikë”, u shpreh Kuka.
Me këtë fitore, Anglia hedh një tjetër hap drejt objektivit të saj në Botëror, ndërsa sfida ndaj Meksikës pritet të jetë një test shumë më i fortë për ambiciet e “Tre Luanëve”.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!