Qeveria ka nisur shpërndarjen e fondeve shtesë të buxhetit, të cilat vijnë si rezultat i rritjes së të ardhurave përtej parashikimeve fillestare. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, bëri me dije se vëmendja kryesore e këtyre alokimeve shkon për investimet në ndërtim dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2.6%.
Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e financimit do të mbështesë shtresat vulnerabël, duke përfshirë këtu edhe indeksimin e pensioneve që nis nga 1 korriku. Paketa e re shtesë adreson edhe nevojat e sistemit shëndetësor për medikamente, si dhe emergjencat civile për luftën ndaj zjarreve.
Së fundmi, një pjesë e fondeve do të shërbejë si garanci sovrane prej 200 milionë eurosh për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Pjesa kryesore ka të bëjë me investimet në sektorin e ndërtimit. Rritja e të ardhurash përtej parashikimit fillestar. Buxheti i mbrojtjes për vitin 20216 shkon ën buxhetin 2.6% të buxhetit të shtetit. Pjesa tjetër e shpenzime shkojnë në mbështetjen e shtresave më vulnerabël të shoqërisë. Kemi dhe indeksimin e pensioneve që do të ndodhë nga 1 korriku.
Një pjesë shkon për sistemin shëndetësor për shtimin e medikamenteve shëndetësore dhe të pajisjeve. Rritje e shpenzimeve të emergjencave civile, si lufta kundër zjarreve. Garancia sovrane, për sipërmarrje për të vogla dhe të mesme. 200 milionë euro, 100 milionë që shpenzohen në mbrojtjen dhe 100 milionë euro për sektorë të tjerë”, tha Yzeiri.



