Një tjetër i plagosur nga aksidenti i djeshëm, la ambjentet e spitalit.
Aktualishtë po marrin trajtim 6 persona tek Trauma, prej të cilëve jashtë rreziku për jetën aktualishtë sipas burimeve është vetëm 14-vjeçari, ndërsa 8-vjeçari vijon në reanimacion, por me parametra jetësor stabël. Po ashtu në reanimacion ndodhet edhe 56-vjeçarja, me nënshtetësi Çeke, gjendje e rëndë. Ndërsa tre të aksidentuarit e tjerë kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale, dhe vijojnë të jenë në monitorim nga ekipi mjekësor.
Abc Neës mësoi nga familjarët e 8-vjeçarit, se i mituri po udhëtonte me gjyshen e tij, e cila po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ku si pasojë e aksidentit të rëndë rrezikon humbjen e këmbëve.



