Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ Shkon në dy numri i të arrestuarve, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

schedule09:14 - 30 Qershor, 2026

schedule 09:14 - 30 Qershor, 2026

Policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u plagos me armë zjarri 35-vjeçari Brian Syzo.

Pas kapjes në Përrenjas të Nikolla Agollit, pas disa minutash ndjekjeje nga policia, është arrestuar edhe 30-vjeçari David Prifti.

Ndërkaq, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, Meardi Berberi, 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2 të Pogradecit, dhe Eardi Agolli, 22 vjeç, banues në Buçimas, vellai i Nikolla Agollit.



4 autorët e dyshuar të ngjarjes, janë me precedent penal për krime kundër personit.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

35-vjeçari Syzo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!