Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Izraeli shkatërron tunelin e Hezbollahut në jug të Libanit

schedule10:43 - 29 Qershor, 2026

schedule 10:43 - 29 Qershor, 2026

Ushtria izraelite ka shkatërruar një tunel të gjatë nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit, në një operacion që vjen vetëm dy ditë pas nënshkrimit në Uashington të një marrëveshjeje kornizë mes Izraelit dhe Libanit për uljen e tensioneve.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yisrael Katz.

Sipas autoriteteve izraelite, tuneli ishte mbi 200 metra i gjatë dhe më shumë se 25 metra i thellë. Brenda tij ndodheshin qindra armë dhe silose lëshimi raketash të drejtuara kundër Izraelit.



“Ky tunel përmbante qindra armë dhe silose lëshimi të drejtuara kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë.

Në një njoftim të veçantë, ushtria izraelite bëri të ditur se në tunel ishin identifikuar katër pozicione për lëshimin e raketave.

Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe i dërguari amerikan në Liban ishin informuar paraprakisht për operacionin e shkatërrimit të kësaj infrastrukture ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!