Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bosnje Hercegovina kalon “klasën”/ Kombëtarja ballkanase arrin kualifikimin e parë në botërorë

schedule10:43 - 25 Qershor, 2026

schedule 10:43 - 25 Qershor, 2026

Në vendin e tyre i quajnë “zmajevi”, pra “dragonjtë”.

Deri tani, futbollistët e Bosnjë-Hercegovinës nuk e kishin treguar aspak veten si të tillë, por më në fund e bënë kthesën.

Detyrat e shtëpisë i bënë siç duhet me fitoren 3-1 ndaj Katarit që i dha edhe kualifikimin si një nga 8 skuadrat e treta më të mira të Kupës së Botës.



Kjo, për herë të parë në pjesëmarrjen e dytë.

Një lehtësim për tifozët e zjarrtë, për kapitenin veteran Edin Xheko, dhe për trajnerin Sergej Barbarez, sidomos pas barazimit zhgënjyes 1-1 me Kanadanë dhe humbjes edhe më shumë dëshpëruese, 1-4 ndaj Zvicrës.

Talenti i ri, Alajbegovic e justifikoi shpresën e kombit tek ai, duke shënuar golin e parë në 29’.

Më pas një autogol i ekipit të vogël nga Gjiri Persik dyfishoi shifrat për ballkanasit, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh, veçse jo 2-0.

Tre minuta para pushimit, Katari ngushtoi shifrat me golin nga Hasan Al Hajdos.

Gjithsesi, ekipi përfaqësues I federatës pati autoritetin dhe forcën për t’ia dalë në këtë ndeshje.

Mbajti më shumë topin dhe bëri më shumë gjuajtje, e logjikshëm erdhi goli i tretë nga Mahmic.

Tashmë, të gjithë mund të rikujtojnë se ishte pikërisht Bosnjë-Hercegovina që eliminoi Italinë nga Kupa e Botës pasi e mundi në finalen e plej ofit.

Krenari tjetër e këtij vendi është që mund të ketë tre trajnerë në raundin e dytë, pasi në vendin e dragonjve kanë lindur edhe Zlatko Daliç I Kroacisë dhe Vladimir Petkoviç i Algjerisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!