Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të vjella, diarre dhe temperaturë/ 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë kërkojnë ndihmë mjekësore, dyshohet për helmim

schedule08:51 - 25 Qershor, 2026

schedule 08:51 - 25 Qershor, 2026

TIRANË- 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Sipas informacioneve janë marrë kampionet e ushqimeve për t’u testuar pasi nuk përjashtohet mundësia e helmimit. Gazetarja Ajgena Korbi tha për ABC News, se disa prej studentëve pasi kanë marrë mjekim shëndetësor kanë lënë ambientet e spitalit.

Kujtojmë se vetëm disa kohë më parë 56 studentë u helmuan nga ushqimi i ofruar në Akademinë e Sigurisë.



Pas gjurmimit dhe analizave të kryera, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit konfirmoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë në Sauk ka ardhur nga bakteri  escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive.

Në një prej kampionëve të makaronave të gatuara, që u mor në kuzhinën e Akademisë pas analizave të kryera në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare është gjetur prani mbi normë e  këtyre baktereve.

Escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive  janë dy baktere  të cilat prekin traktin tretës pas konsumit të një ushqimi  të kontaminuar, i cili mund të infektohet prej tyre nga higjiena e dobët, qoftë dhe duart e paralara.

AKU se ka ndërprerë aktivitetin kompanisë së kateringut SORI-AL. Gjithashtu vendosi gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme.

Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit të produktit të bllokuar rezultuar jo konform normave. Pronari I kompanisë Sori-Al po hetohet në gjendje të lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!